Ora News - Plani vendor i Shkodrës dhe ndryshimi i kursit ndaj Ramës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plani i përgjithshëm vendor i Shkodrës i cili prej muajsh është kaluar nga këshilli bashkiak, është ende në pritje të fjalës përfundimtare që do të thotë Këshilli Kombëtar i Territorit.
E bindur se pasi ka shteruar të gjitha hallkat vendore, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi thotë për Ora News se ky plan nuk pritet të kundërshtohet apo të hasë pengesa nga anëtarët e KKT-së.
Voltana Ademi: Dokumenti duke qenë i përputhshëm dhe duke marrë këtë konfirmitet nga Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Territorit është i mirëqënë dhe njihet si një dokument i vlefshëm dhe i bërë sipas procedurave ligjore, sipas akteve normative dhe sipas të gjithë procesit që ne duhet të kishim ndjekur.
Ademi shton se për të mos u përballur me surpriza, i është kërkuar sqarime Ministrive të linjës, ku ajo e Bujqësisë e cila në rrethe të tjera ka patur probleme me raportin e sipërfaqes tokë bujqësore dhe truall, në Shkodër i ka dhënë miratimin përcaktimeve të parashikuara në plan.
E njohur për marrëdhëniet e tensionuara, e me akuza e kundërakuza në 4 vjeçarin e parë të qeverisë Rama, kryetarja e bashkisë Shkoder habiti me urimin që bëri në rrjetet sociale në fillim të shtatorit.
Ndërsa Rama po mblidhte në mënyrë informale qeverinë e tij të mandatit të dytë, Ademi bashkë me urimin i rendiste edhe një sërë projektesh që kërkojnë bashkëfinancimin e qeverisë për tu realizuar.
Për herë të parë pas këtij statusi, Ademi flet rreth ndryshimit të këtij kursi dhe shanseve që kanë këto projekte të realizohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plani-vendor-i-shkodres-dhe-ndryshimi-i-kursit-ndaj-rames/
Recommended