Drafti/ Tarifat gjyqësore, rritje dhe diferencim

  • 6 years ago
Tarifat për shpenzimet gjyqësore pritet të pësojnë rritje. Së shpejti Kuvendi do të marrë në diskutim projektligjin e ri, i cili parashikon të rishikojë këto tarifa, me argumentin se nuk ka hierarki të pagesave të lidhura me shkallët gjyqësore dhe nuk ka diferencim tarifash midis llojeve të çështjeve. Përshembull nëse deri më sot për një kërkesë padi për zgjidhje martese paguan 3000 lekë, drafti parashikon që qytetarët të paguajnë për këtë shërbim 5000 lekë, po ashtu padia për pjesëtim pasurie bashkëshortore parashikohet të kushtojë 5000 lekë. Në nenin 4 të këtij projektligji parashikohet që tarifa gjyqësore e përgjithshme për çdo nivel gjykimi të përllogaritet mbi bazën e vlerës së çështjes gjyqësore civile, administrative ose penale .

Tabele

Tarifat e çështjeve

a) 1% e vlerës së padisë në shkallë të parë
b) 0.5% e vlerës së padisë në Apel
c) 0.5% e vlerës së padisë në Gjykatën e Lartë
d) 5.000 Lekë për gjykimin e ankimeve të veçanta
e) 2.500 Lekë për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale
f) 5.000 Lekë për apelilin e çështjeve
g) 5.000 Lekë për recurs në Gjykatën e Lartë
Po sipas këtij neni, parashikohet se paditësi është ai që përcakton vlerën e padisë dhe nëse kjo përllogaritje nuk është paraqitur në padi, gjykata e kthen padinë për plotësim. Në rastet e padive për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve vlera e padisë përkon me vlerën e sendit. Qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike për t?iu drejtuar organeve të drejtësisë do të përfitojnë nga shërbimi falas, i cili u njihet si e drejtë edhe nga projektligji për ndihmën juridike që në thelb merr në mbrojtje shtresat që janë të ekspozuara ndaj varfërisë dhe jo vetëm. Ky projektligj është pjesë e paketës së ligjeve për reformën në drejtësi dhe pritet të shkaktojë debate për shkak të rritjes së tarifave.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: JONIDA Koçi

*Lajmet në Klan Plus mund t?i ndiqni çdo ditë në orën 20:00

Recommended