Fuqia e Zërit të Amerikës - Bennet: E vështirë të raportosh me fakte, është më e lehtë të sajosh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Amanda Bennett, Drejtorja e Zërit të Amerikës kreu një tur vizitash në rajonin e Ballkanit. Në Shqipëri, fituesja e çmimit Pulitzer u ndal për një intervistë me gazetaren Ilva Tare ku tregoi për vështirësitë e raportimit të një lajmi, çfarë e bën një media dhe një gazetar të suksesshëm si edhe fuqinë që ka Zëri i Amerikës në Shqipëri dhe Kosovë.
Ilva Tare: Amanda Bennett, drejtoreshë e VOA, faleminderit për këtë intervistë. Është një kënaqësi e vërtetë.
Amanda Bennett: Shumë faleminderit juve. Është kënaqësi që më pyesni.
Tare: Kam intervistuar shumë njerëz gjatë karrierës time por kurrë një fituese të çmimit Pulitzer dhe kjo e bën intervistën më të përgjegjshme dhe më të vështirë për mua.
Bennett: Faleminderit, do të përpiqemi ta bëjmë më të lehtë për njëra-tjetrën.
Tare: Si është të shpërblehesh me një çmim kaq prestigjioz në gazetari?
Bennett: Është e mrekullueshme dhe ndihem e përulur natyrisht sepse gjithnjë përpiqesh të bësh më të mirën dhe është fantastike që kolegët të vlerësojnë se ke bërë një gazetari të mirë.
Tare: Pas këtij çmimi, çfarë bëni? Vijoni ende apo? ndiheni e plotësuar?
Bennett: Sigurisht. Oh jo, duhet të përpiqesh akoma më shumë. Është përgjegjësi e madhe.
Tare: Interesante. VOA transmeton në 60 vende, në 47 gjuhë të ndryshme, 236 milionë persona çdo javë, në radio, televizion, celularë dhe internet. Dhe jeni një institucion i pavarur i financuar nga qeveria. Si ia dilni të jeni të pavarur kur financoheni nga qeveria?
Bennett: Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme sepse është një nga bazat se çfarë është VOA. Edhe pse financohemi nga qeveria, me ligj ne jemi të pavarur. Ka një ligj mes nesh dhe qeverisë dhe ne nuk kemi vetëm këtë ligj, por jemi gjithashtu të pavarur kulturalisht. Njerëzit në Zërin e Amerikës, gazetarët, ata ndihen të pavarur. Ata duan të tregojnë faktet ashtu siç janë, qofshin të mira apo të këqija. Dhe qeveria gjithashtu e kupton rëndësinë e të paturit një media të lirë, sepse kjo është pjesë e një demokracie të drejtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bennet-e-veshtire-te-raportosh-me-fakte-eshte-me-e-lehte-te-sajosh/

Recommended