Report TV - Skënderbeu-Young Boys, Daja: Luajmë në sulm, duam tre pikë

  • 6 years ago
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka bërë të qartë se Skënderbeu do synojë tre pikët në ndeshjen ndaj zviceranëve të Yong Boys e vlefshme për fazën në grupe të Europa League.

Tekniku ka folur në konferencën e fundit për shtyp përpara takimit ku ka theksuar se pret tre pikët nga ky takim.

?Kemi një përballje të vështirë se nesër kemi një ekip që ka pretendimet e veta për kalimin e grupit. Ky është një ekip që në turin e dytë të eliminatoreve të Champions ka eliminuar një ekip të fortë si Dinamo e Kievit.

Vështirësia qëndron te mungesat. Osmanit të konfirmuar i shtohet Radasi, për arsye dëmtimi nuk ishte prezent këtë javë. Kishim probleme edhe me Nimagën dhe Muzakën për dëmtimet që morën. Ana tjetër është që kjo ndeshje na ka qëlluar mes dy ndeshjeve me rivalët për titull, Partizanin dhe Kukësin. Kjo do të thotë se rotacionin që e bëmë pas Dinamos së Kievit, jemi të detyruar ta bëjmë në funksion të kampionatit, se ai është objektiv primar.

Recommended