Kush vjen per dreke/ Shakohoxha gatuan mengjesin ne “dreke” (26.09.17)

  • 6 years ago
Gazetari dhe komentatori, Dritan Shakohoxha ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan.
Shakohoxha kishte zgjedhur të garojë me deputeten Kejdi Mehmetaj duke gatuar omletë, një recetë mëngjesi dhe jo dreke. Komentatori tha gjatë emisionit se në familje atij i besojnë vetëm mëngjesin.
?Në shtëpinë time mua vetëm mëngjesin më besojnë dhe kam zgjedhur një mëngjes të rëndë shqiptar, tradicional. Do e provoj me mëngjes, po dështova do provoj diçka tjetër. Gjithmonë çfarë ka në frigorifer duhet të gatuash, fakti që se bëj unë pazarin do të thotë që mund të gjej edhe gjëra që si kam kërkuar unë?, tha Shakohoxha.