Ora News - Jo fraksione në PD, Paloka: Nuk synohet debat, sulm ndaj lidershipit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, kundërshton idenë e legalizmit të fraksioneve në selinë blu. Për Ora News ai shprehet se qëllimi i propozuesve është të mbajnë peng këtë forcë politike. Sa u përket rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Paloka nënvizon se shumë anëtarë të Kryesisë në kulmin e fushatës postonin foto nga Parisi apo dhe u kërkonin zgjedhësve të mos votonin PD-në.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklarohet kundër përfshirjes së fraksioneve në statutin e kësaj forcë politike, siç propozojnë zërat kundër lidershipit aktual.
Për Ora News ai shprehet se kjo kërkesë nuk ka për qëllim forcimin e partisë, por përdorimin si instrument për të sulmuar kryetarin, Lulzim Basha.
Edi Paloka: Nuk synon debatimin e ideve të ndryshme sepse edhe sot me fraksione dhe pa fraksione nuk i ndalon kush kërkënd të diskutojnë, të bëjnë propozime, të japin ide dhe në fund fare sigurisht fiton ideja që ka mbështetjen e shumicës. Nëse pastaj bëhet fjalë siç ka qenë gjithmonë ideja, futja e fraksioneve me qëllim që këto fraksione të kenë përfaqësim në drejtimin e partisë pastaj kjo është shkatërruese për një parti politike sepse me këtë ide çdo kush mund të mbledhë 10 vetë, shokët e tij, miqtë e tij, të thotë jam fraksion dua të jem nënkryetar partie, anëtar Kryesie se kam 10 vetë pas.
Sa i përket analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Paloka shprehet se shumë anëtarë Kryesie në kulmin e fushatës postonin selfie nga Parisi apo u kërkonin publikisht zgjedhësve të mos votonin Partinë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jo-fraksione-ne-pd/

Recommended