Ora News - Qyteti Studenti, Qeveria Gjermane do të investojë 6.5 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimet në Qytetin Studenti përmes një granti prej 6.5 mln euro të qeverisë gjermane ngjalli debate në Komisionin e Edukimit mes përfaqësuesve të ekzekutivit dhe deputetëve të opozitës. Për Partinë Demokratike projekti është i paqartë, paratë janë për rikonstruksionin e vetëm 5 godinave ndërkohë që flitet për kampus universitar. Kritika si mungesë vizioni të qeverisë pati edhe nga LSI.
6.5 mln euro është granti i qeverisë gjermane për ndërhyjet në Qytet Studenti.Në të përfshihet rikonstruksioni i plotë i 5 godinave që kanë numrin më të lartë të studentëve por që janë edhe më të amortizuara.
Projektin në Komisionin Parlamentar të Edukimit e prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë Koli Bele dhe nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku.
Koli Bele: Kemi një marrëveshje të miratuar tashmë për një shumë prej 4.5 milion eurosh, të cilës i shtohet dhe një shumë prej 2 milion eurosh.
Arbian Mazniku: Do të mbeten vetëm kolonat e betonit dhe do të rivishen të tëra, muret, sistemi i ngrohjes, ftohjes, dritaret e reja, ndarjet e reja të brendshme, tualetet e reja. Do të mbesim nga ndërtesa vetëm kolonat, struktura e betonit.
Demokratët kishin paqartësitë e tyre mbi destiancionin e fondeve dhe relacioni sipas tyre kishte disa paqartësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetin-studenti-qeveria-gjermane-do-te-investoje-6-5-mln-euro/

Recommended