Ermal Mamaqi zbulon detaje për shtatzëninë e Amit

  • 6 years ago
Prezantuesja Amarda Toska është sërish në pritje të ëmbël. Çifti i njohur i ekranit lajmëruan fansat se do të bëhen prindër për herë të dytë përmes një fotoje ku shihej testi i shtatzënisë.

Por, në një prononcim për emisionin ?Jo vetëm modë?, aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi zbuloi më shumë detaje rreth shtatzënisë së Amit.

Aktoi nuk e fshehu aspak gëzimin për fëmijën e dytë teksa tha se mezi po e presin.

I pyetur nëse i mori leje Amit për foton e publikuar Mamqi tha se ishte një keqkuptim dhe sqaroi se kishte pyetur bashkëshorten thjeshtë nëse i pëlqen apo jo fotoja, pa i treguar që do ta publikonte dhe pas publikimit celularët e tyre kishin filluar të binin.

?E kemi marrë me gëzim të madh se me thënë të drejtën mezi e prisnim dhe tani është ai momenti që mezi presim të dimë çfarë është.

Për foton që bublikova ishte një keqkuptim se unë i thash Amit: Të pëlqen kjo? Ajo tha: Po shumë e bukur. Dhe unë e postova edhe pastaj celuari i Amit edhe i imi filloi të bjerë më shumë se kur kemi ditëlindjen. Dhe Ami vjen dhe më thotë: Mos ke postuar gje një foto ti që ke thënë gjë? Po i thash, unë të pyeta. Ami më tha: Po, jo mo vlla unë të thash është e bukur, por jo për ta postuar. Kështu ndodhin krimet në familje?, tha me humor Mamaqi .

Aktori zbuloi për ?Jo vetëm modë?, se tani Ami është 2 muajshe e gjysmë dhe se të dy duan që të jetë gocë, ndërkohë që shtoi se djali i tyre Joeli mezi po e pret dhe pyet çdo ditë se kur do dalë.

?Ne kishim 6 muaj që e provonim. Tani Ami është 2 muaj e gjysmë. Ne duam të dy shumë të jetë gocë se një djal e kemi, po edhe po të jetë çun do e mbajm. Lidhur me emrin nuk kemi apsolutisht asnjë ide derisa të kristalizohet gjinia. Joeli po e pret si një lodër dhe pyet çdo ditë: Do dali sot?

Tani që Ami është shtatzënë do të flejë shumë gjumë, e ka kap me gjum, ishalla është gocë, gacat janë gjumashe?, shtoi Mamaqi./ tvklan.al

Recommended