Report TV - Riorganizimi/Lulzim Basha mbledh në seli krerët e degëve të PD-së

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të shtunë në seli krerët e 68 degëve të kësaj partie.

Në mbledhje mësohet se u diskutua për analizën në seksione që do të realizohet në 8 javë.

Anëtarët e PD do të mbledhin ide dhe propozime për ndryshimet statutore.

Po ashtu mësohet se degët do të përgatiten për ristrukturim të bazave.

Dy ditë më parë Basha mblodhi kryesinë e PD, e cila u shoqërua me debate dhe tensione.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë u bë analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe situata brenda vetë kësaj force politike

Recommended