Gjendet drogë në Lushnje, arrestohet djali dhe në kërkim babai

  • 6 years ago
Një sasi droge është gjetur në një banesë në fshatin Pirrë të Lushnjes gjatë një kontrolli të policisë pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative.
Policia bën me dije se është arrestuar Ergest Prençe 31 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij L.Prençe 58 vjeç. Në banesën e tyre u gjet një sasi prej 14 kg kanabis sativa e ndarë në tre thasë plasmasi në formë rrjete me ngjyrë të bardhë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Recommended