“Metropoli” nis me “Euridita”

  • 6 years ago
Euridita nga Sara Ruhl, një vepër që i përket dramaturgjisë bashkëkohore amerikane dhe që vjen për herë të parë në Shqipëri e Ballkan është shfaqja që do të çelë sezonin e ri artistik në Teatrin e Metropolit.

Me regji të Jonida Beqos, Euridita sjell një rikonceptim të mitit të Orfeut, treguar nga këndvështrimi i gruas së tij. Një vepër e ngrohtë dhe poetike që në thelb trajton marrëdhëniet njerëzorë dhe sakrificat për dashurinë.

Euridita risjell në skenë aktorin e njohur të kinematografisë dhe teatrit Niko Kanxheri, me interpretimin e Armela Demaj, Amri Hasanlliu, Ermir Jonkës, Edvin Mustafajt, Klea Konomi, Klesta Shero si dhe 6 balerinë të rinj.

Vepra që i përket stilit të realizmit magjik, në një marrëdhënie që përfshin botën e të gjallëve dhe atë të të vdekurve, kërkon një dallim të qartë në tingull, atmosferë. Aktori i ri Amri Hasanlliu është ai që në rolin e tij luan katër instrumenta të ndryshëm dhe këndon.

Tv Klan

Recommended