Report TV - Gjyqi ndaj Shullazit,dëshmon shoferi Beqajt:Më kërcënuan

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda siguron një tjetër dëshmitar për të mbrojtur akuzën e ngritur ndaj Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës, Endrit Qyqes dhe Blerim Shullazit.

Për afro 1:30 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të martë ka dëshmuar shoferi Ylvi Beqaj Besnik Musai. Musai dëshminë e tij para togave të zeza duke deklaruar se dy ditë më parë ditën e dielë pasdite familja e tij në Durrës ishte kërcënuar nga dy persona të panjohur.

Sipas Musait ai kish mbërritur në gjykatë për të treguar gjithçka dinte në lidhje me mosmarrëveshjet që punëdhënësi i tij Beqaj njëherazi dhe bashkëjetuesi i motrës së tij
kishte me Shullazin.

Musai ka deklaruar para togave të zeza se ditën që është nënshkruar kontrata e dhurimit të hotel Vollgës mes Beqajt dhe Shullazit ky i fundit e ka kërcënuar Beqajn para zyrës së noteres Aida Spahiu në Durrës duke i vënë pistoletën në bark.

Musai ka rrëfyer dhe për pagesë 80 mijë euro që Beqaj i kish dhënë Gilmando Danit pas kërcënimeve me jetë, por këto pretendime u kundërshtuan nga të pandehurit.
Avokati i Shullazit, Vladimir Mece u shpreh se dëshmia e Musait është e rreme dhe për ta vërtetuar këtë gjykata ka pranuar kërkesën për ballafaqim.

Recommended