Report TV - Shkodër, makina bie në lumin Drin,vdes 35-vjeçari, nxirret trupi dhe makina

  • 6 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Të paktën një person, 35-vjeçari Sokol Kulla ka humbur jetën, pasi makina që drejtonte tip 'Ford Focus' me targa 593 FL ka rënë në lumin Drin tek ura e Bacallakut në Shkodër.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin. Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar edhe shkaqet e vërteta të aksidentit, ku duket se shpejtësia ishte shkaku kryesor.Makina doli nga rruga nga shpejtësia, flet dëshmitari
Pas dy orësh kërkimesh,polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të personit që ndodhej në makinë. Report Tv ka ndjekur hap pas hapi dhe ka transmetuar operacionin e nxjerrjes së makinës nga uji.

Në momentin që ka rënë makina, në vendin e ngjarjes ka qenë një person i pranishëm, i cili është zhytur menjëherë në lumin Drin për t?u ardhur në ndihmë, por sipas tij ka qenë e pamundur.

Recommended