Eksploziv në klinikën dentare
  • 6 years ago
Kjo ndërtesë që shërben si klinikë detare në lagjen "Petrit Llaftiu" në Shijak, u bë objekt i një shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e së të dielës. Persona të paidentifikuar aktivizuan me fitil zjarrpërcjellës një sasi lënde plasëse.

Objekti është në pronësi të Arlind Lalës, banor i të njëjtës zonë. Shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale. Veç kësaj klinike dentare, Lala, është edhe pronar i një objekti tjetër me një sipërfaqe toke në Shijak, ku synohet të ndërtohet një impiant i përpunimit të mbetjeve spitalore.

Pak ditë më parë, banorët kundërshtuan dhe protestuan për ndërtimin e impiantit në Shijak. Madje ata u mbështetën edhe nga bashkia e qytetit.

Pikërisht për këtë shkak, policia ka orientuar si pistë kryesore atë të një konflikti që lidhet me ndërtimin e këtij impianti në zonë. Policia po ashtu po heton edhe një pistë që lidhet me konflikte të tjera të mundshme të pronarit të klinikës dentare Arlind Lala.

Tv Klan
Recommended