Mblidhet për herë të parë parlamenti i ri

  • 6 years ago
Paraditja e kësaj të shtunë shënoi seancen e parë të parlamentit për këtë legjislaturë.

Siç e do protokolli, deputetët janë pritur në hyrje të godinës së parlamentit nga rojet e nderit të Gardës së Republikës, ndërsa ata kanë kaluar në tapetin e kuq të vendosur me këtë rast.

Ndërsa 74 deputetë socialist që do të përbëjnë grupin parlamentar këtë 4-vjeçar hyn në sallën plenare veç e veç, opozita e djathtë ishte e organizuar dhe e drejtuar nga kryetari i tyre Lulzim Basha që rikthehet në atë sallë pas 6 vjetësh mungesë.

Kryetarja e partiseë tjetër opozita Kryemadhi ishte në krah të kreut të grupit kuvendor të LSI.

Pas himnit deputetë kanë dëgjuar fjalën e Besnik Bares i cili pas refuzimit të Sali Berishës, Tritan Shehut dhe Halim Kosovës drejtoi seancën e parë si një ndër deputetët më të vjetër.

Seancë të shkurtër do të pasohet nga një tjetër që do të mblidhet pasdite pasi komisioni i ngritur i verifikimit të mandateve të verifikojë emër për emër mandatet e 140 deputetëve të rinj.

Ajo që ra në sy ishte mënyra sesi zgjodhën të ulen në sallën e kuvendit Sali Berisha të cilit do t?i mungojë në krahun e tij të djathtë Jozefina Topalli që u la jashtë listave nga kryetari Basha. Kreu i PD-së qëndroi pranë Oerd Bylykbashit 2 rreshta pas liderit historik të së djathtës.

Ndërsa Edi Rama i cili në 4 vite e ardhshme e ka vendin e rezervuar si kryeminister i vendit vetëm për këtë seancë zgjodhi të ulej në krah të kandidatit për kryeparlamentar Gramoz Ruçit, i cili pritet të votohet si i tillë në seancën e pasdites, dhe Taulant Ballës.

Ajo që ra në sy ishte vendi ku u ul ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahir, krejt i vetëm në fund të sallës.

Surpizë në fund të seances ishte dora e ngritur për të kërkuar fjalën e Lulzim Bashës edhe pse seanca e parë e kuvendit nuk parashikon debate në rregulloren e kuvendit. Vetë Basha pranon se 6 vite mungesë në atë sallë e kanë bërë të harrojë shumëçka nga jeta parlamentare.

Tv Klan

Recommended