Rama: Gabon rëndë kush nuk voton Ruçin

  • 6 years ago
Gramoz Ruçin si kryeparlamentar, kryeministri Edi Rama kërkon që ta votojë edhe opozita, ndaj në mbledhje e parë të Grupit Parlamentar Socialist të zhvilluar përpara seancës konstitutive për këtë legjislacion, ai lëshon këtë apel, ndërsa rendit dhe arsyet përse nuk duhet kundërshtuar kandidatura e përzgjedhur prej tij.

?Kundërshtarëve tanë u them se nëse refuzojnë të votojnë Gramozin nesër, gabojnë njëherë refuzojnë të votojnë një herë deputetin më të vjetër dhe 100 herë se refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u duhen topat e baltës së hedhur nga politika?.

Kryeministri lajmëroi se qeveria e tij do të votëbesohet në fillim të javës se ardhshme, ndërsa theksoi edhe njëherë bashkërendimin e punës që kërkohet mes ministrave dhe deputeteve.

Në mbledhje kryeministri mësohet t?ju ketë dhe ultimatum të zgjedhurve socialist, por dhe ministrave sa i takon punësimeve në administratë.

Burime nga mbledhja i thanë Tv Klan se Edi Rama është shprehur i prerë se nuk do të ketë më emërime që mund të vijnë nga lidhjet mes deputeteve dhe ministrave, dhe në rast se ato ndodhin përgjegjësia do ka thëne kryeministri do te jete vetëm e ministrit që do të pranojë punësime të kësaj natyre. E që të ketë siguri të plotë që ky urdhër i tij të mos shkelet, Rama ka kërkuar ngritjen e një komisioni të posaçëm te përbërë nga 3 deputet që do të monitorojnë emërimet dhe do te raportojnë të kryeministri.

Për herë të parë zgjedhja e kryetarit të ri të Grupit Parlamentar u bë me votim të fshehte nga vete deputetët, edhe pse kandidati i vetëm në garë ishte Taulant Balla, i cili u propozua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Recommended