Politikanët urojnë Kurban Bajramin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës ka respektuar traditën e vizitave per festat fetare, duke uruar te gjithë besimtaret muslimane per festen e Kurban Bajramit. Urimit te kreut te shtetit i është bashkuar edhe kreu i Bashkisë, i cili ka theksuar simboliken e sakrificës se kësaj feste.Bujar Nishani: Gëzuar këtë ditë të bekuar, këtë ditë të veçantë! Mbarësi gjithë komunitetit mysliman, të gjithë shqiptarëve! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!?Erjon Veliaj: Mezi pres që vitin tjetër festimet t?i kemi përballë rrugës, aty ku xhamia e re po merr hov. Ju kërkojmë ndjesë për kamionët që keni pasur këto ditë teksa kemi shtruar rrjetin e ujësjellësit. Megjithatë, meqenëse kjo është një festë e sakrificës, kemi sakrifikuar pak teksa Tirana do të bëhet një qytet më i mirë, falë edhe mirëkuptimit dhe durimit që kemi nga të gjithë.Ndërkohe qe lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur t?i uroje besimtaret muslimane përmes rrjeteve sociale. ?Sot besimtaret kremtojnë dashurinë e Zotit ndaj çdokujt qe sprovohet përmes sakrificës. Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku ndodhen!?, shkruan kryetari i PD Basha

Recommended