Stop - 320 euro për “trajnimin” e gati për tregun gjerman të punës! (04 shtator 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-1-sezoni-3/

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP? ka zënë në rrjetë Agjencinë Shqiptare të Punësimit, e licensuar për trajnime në profesione të ndryshme. Administratori Miratim Mezini negocion me qytetarin dhe pas disa bisedave pranon që qytetari në fjalë të marrë një certifikatë 3 ? mujore trajnimi për ?punime dekorative dhe gipsi?. Pasi paguan 320 euro, shtetasi i interesuar është ?i trajnuar? në punimet e gipsit dhe gati për tregun gjerman të punës, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë të vetme trajnim.

Emisioni ?STOP? rikthehet sot në Televizionin Klan me një tjetër kamerë të fshehtë. Këtë rradhë është Agjencia Shqiptare e Punësimit ajo që ka rënë në grackë, duke na shfaqur me zë e figurë se si fitohet një certifikatë 3 ? mujore trajnimi.

Administratori ? Si kalove?

Qytetari ? Po shikoja diçka në internet, më këto të punësimit në ?

Administratori ? Në Gjermani?

Qytetari ? Gjermani, që bëhet ?

Administratori ? Po, po. Më së shumti është ndërtimi.

Qytetari ? Ndërtimi?

Administratori ? Ndërtimi, riparim celularësh e televizorash ?

Qytetari ? Kush është ai profesion që arrihet të bëhet një kontratë pune, se gjithë qëllimi??

Administratori ? Gips, elektrik, hidraulik, murator dhe këto ...

Qytetari ? Çfarë më sugjeron ti diçka për këtë pjesë?

Administratori ? Unë të kisha sugjeruar gips.

Qytetari ? Gipsin?

Administratori ? Po.

Qytetari ? Sa shkojnë kurset afërsisht?

Administratori ? 400 euro. Hajde pijmë një cigare.

Qytetari ? Me plotësu dosjen, normalisht kundrejt pagesës dhe të gjitha.

Administratori ? 1020 euro do bëhet si fillim, 1020 euro të shkon krejt, se 700 euro të shkon vetëm certifikata.

Qytetari ? Diçka që funksionon?

Administratori ? Realizohet, larg qoftë, vetëm me pas një procedim penal ose ndonjë gabim.

Qytetari ? Jo! Unë nuk jam dënuar kurrë, as ?

Administratori ? Të rinjtë, asnjëherë nuk kemi ndenjur rehat.

Ditën tjetër ?

Administratori ? Unë fola dhe praktikat e ndërtimit janë duke dalë, lejet e punës me ndërtimin, për sa i përket elektronikës.

Me këto?, janë dukë dalë, për të vonuar vonojnë?, për të vonuar faktike vonojnë, se sa mund të vonojnë. Tani ky, faktike deri në gjashtë muaj kërkon afat që të të gjejë vendin e punës, të të trajnojë e të gjitha, deri në gjashtë muaj kërkon afat.

Këtë kishte mundësi të ta realizojë, ka mundësi që dhe mund të shkojë dhe mbi gjashtë muaj, se nuk është 100%.

Sa i përket kursit, që të të fus në këto gipset dhe kështu gjërash, janë duke i kërkuar.

Qytetari ? A të tha për çfarë vize, çfarë, sa?

Administratori ? 6 ? mujore e para, por 3 ? vjeçare për të dalë i ka dalë të gjithëve. Kush ka qenë këtu që ka aplikuar me ne iu ka dalë 3 ? vjeçare. Iu ka vonuar, por për të dalë iu ka dalë 3 ? vjeçare.

Qytetari ? Me një fjalë, një muaj është kurs këtu?

Administratori ? Dhe dy janë në Gjermani, deri...

Recommended