Ora News – Vrasësi i gjyqtares deklaroi 23 mijë lekë të ardhura, ja vendimi i divorcit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shuhet dyshimi se konflikti mes dy bashkëshortëve Fildes Havizi dhe Fadil Kasemi ka ardhur për shkak të ndarjes së pasurisë.
Ora News ka siguruar vendimin e divorcit të dy bashkëshortëve në Gjykatën e Tiranës në maj të vitit 2015. Në kërkesën e dorëzuar nga Fildes Hafizi kërkohet divorci nga bashkëshorti Fadil Kasemi dhe mbajtja në kujdestari e dy fëmijëve.
Viktima ka argumentuar se prej disa kohësh martesa e kishte humbur funksionin e saj për shkak të mardhënieve te acaruara bashkëshkëshortore dhe dhunës psikologjike të ushtruar nga Fadil Kasemi që e kishin detyruar atë të largohej nga shtëpia.
Edhe Kasemi ka pranuar faktin që bashkëshortja ishte larguar nga banesa por ai ka mbajtur marrëdhënie me dy fëmijët.
Në asnjë moment Fildes Havizi nuk ka paraqitur pretendime për pronësi. Madje një kërkesë e tillë nuk është paraqitur as me vonë ne Gjykatën e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasesi-i-gjyqtares-deklaroi-23-mije-leke-te-ardhura-ja-vendimi-i-divorcit/

Recommended