Ora News - Burg për Fadil Kasemin, pranon vrasjen e gjyqtares por s’jep shpjegime

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes Fildes Hafizi, e ka pranuar krimin e kryer, para gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ka dalë për t?u vlerësuar me masën e sigurisë.
Ai ka qëndruar tepër i ftohtë gjatë gjithë seancës, pa dhënë shpjegime mbi motivet e vrasjes.
Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg?, pas kërkesës së prokurorit të çështjes, i cili ngre tri akuza ndaj Kasemit, atë të vrasjes për shkak te marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.
Autori i vrasjes së gjyqtares nuk shfaqi shenja pendese për krimin para trupit gjykues
Kasemi mbërriti në Gjykatë nën masa mjaft të larta sigurie.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vrasesi-i-gjyqtares-del-sot-perpara-togave-te-zeza/

Recommended