Report TV - 100-vjetori i lindjes, Qamil Grezda rikthehet në GKA me 55 vepra arti
  • 6 years ago
Plot 55 vepra të piktorit të shquar të traditës Qamil Grezda janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve me rastin e 100-vjetorit të lindjes.

Ekspozita që përfshin edhe disa objekte personale të piktorit është kuruar nga Olsen Gripshi.

Kuratori Gripshi pohon se Grezda është nja nga artistët që la gjurmë në pikturën shqiptare

?Për t?u theksuar është se artisti Grezda përpos artit dhe vlerave artistike, ka qenë një piktor deri diku i përndjekur. Dikur kjo ishte një fatkeqësi, por që u kthye në një vlerë për artin tonë pamor, pasi u krijua (pas Vangjush Mios), një traditë e peizazhit, prandaj Qamil Grezda e mbyll dhe e kodifikon personazhin e tij, me gjininë e peizazhit në pikturën shqiptare duke ndërthurur shkolla të ndryshme. Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite është ndërtuar duke prekur hap pas hapi krijimtarinë e artistit, që nga vizatimet e para në teknikën e sepies dhe karbonit. Më pas duke soditur brenda kësaj hapësire prekim hap pas hapi momente të ndryshme të këtij artisti sikurse janë pikturat. Ndër ekspozitat personale të piktorit Qamil Grezda, kjo ekspozitë vjen ndryshe, pasi është plotësuar edhe me elementët jetësor të këtij piktori?,shprehet Gripshi.
Recommended