Report TV - Zjarr pranë Kishës së Laçit rrezikohen disa banesa/VD

  • 7 years ago
Zjarret vijojnë të shkaktojnë probleme në shumë qytete, ku një zjarr i fuqishëm është regjistruar këtë të martë në kurorën me pisha pranë kishës së Shën Ndout në Laç.

Mësohet se zjarri është shumë i fuqishëm, ndërsa përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era në zonë.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 ekipe zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake, por për shkak të situatës së vështirë, do të kërkohet edhe ndërhyrje nga ajri, ndërsa sipas Emergjencave Civille rrezikohen edhe disa banesa.

Recommended