Report TV - FIER- Një zjarr i madh ka rënë në Qafën e Lalarit

  • 7 years ago
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por puna e tyre vështirësohet së tepërmi terreni i vështirë si dhe nga errësira, ndërsa era ndihmon në përhapjen e flakëve.

Sipas shefit të zjarrfikësve Patos, Alket Halimi, situata është tepër kritike, ndërsa si pasojë e erës rrezikohen seriozisht zjarrfikësit, ndëesa nuk dihet ende nëse ka shtëpi afër vatrës së zjarrit.

?Era favorizon flakët.Po punohet jashtë mundësive tona. Si pasojë e erës rrezikohen seriozisht edhe zjarrfikesit, jemi në kushte tepër të vështira, terreni dhe errësira pengojnë reagimin e forcave zjarrfikëse, por jemi të vendosur për përballimin e situates?, shprehet Halimi.

Recommended