Report TV -Fier, zjarr në afërsi të kodrave të Levanit, bllokohet rruga nacionale

  • 7 years ago
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kodrat e Levanit në Fier.

Zjarri është afruar pranë rrugës nacionale Fier Vlorë dhe per këtë arsye është bllokuar qarkullimi i makinave.

Trafiku në aksin Levan Fier është shumë i ngarkuar.

Zjarri favorizohet edhe nga era e fuqishme duke bërë të pamundur neutralizimin e flakëve që po djegin gjithçka që gjejnë përpara.

Zjarri ka nisur para disa orësh dhe ka djegur parcela të tëra dhe ullinj.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që po rrezikon Levanin.

Recommended