Ora News - Sërish tragjedi, mbytet 10 vjeçarja, shpëton nëna dhe motra

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pushimet janë kthyer në ferr për një familje vlonjate. Një vajzë e vogël vetëm 10 vjeç e cila ishte futur në det për tu larë me nënën e saj dhe motrën është mbytur në plazhin e Portonovës në Zvërnec të Vlorës.
Sërish tragjedi në plazhin e Portonovës në Zvërnec të Vlorës. Një vajzë e vogël vetëm 10 vjeç nga fshati Kërkovë u mbyt në det ndërsa ndodhej duke pushuar në plazhin e Portonovës.
E mitura me iniciale A.H nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa kanë shpëtuar e motra e saj dhe e ëma, shtetesja V.H.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:45 të pasdites, ndërsa së bashku me to në plazh ka qenë edhe xhaxhai i dy vajzave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nje-femije-mbytet-ne-plazhin-e-portonoves-ne-gjendje-te-rende-e-ema/

Recommended