Report TV - Mediu thirrje Bashës: Shkëput lidhjet me Ramën, hiq teknikët

  • 7 years ago
Aleati i PD, Fatmir Mediu i kërkon Lulzim Bashës që të shkëpusë cdo lidhje urgjentisht me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknikë.

Sipas tij, prezencave e ministrave teknikë në qeveri e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe komprometuese.

?Basha duhet urgjentisht të shkëpusë cdo lidhje që ka me Ramën nëpërmjet prezencës së ministrave teknikë, kjo e bën opozitën të papranueshme, qesharake dhe komprometuese.

Cdo opozitë që krijon mëdyshje, paqartësi dhe mungesë transparence në opinionin publik është e prirur të dështojë? shprehet ai përmes një postimi në Facebook.

Referuar deklaratave të ministrave taknikë se do të largohen kur të bëjnë raportin për zgjedhjet, kryetari i PR, Mediu thekson se ai mund të hartohet edhe pa qenë në qeveri.

?Sado i drejtë të jetë argumenti për të ndërtuar një raport për zgjedhjet, ata mund ta kryejnë këtë punë duke mos qenë ministra në bashkëpunim strukturat që u morën me zgjedhjet? shprehet ai.

Recommended