Ora News - “Austrian Airlines” mbërrin dy orë me vonesë në Rinas, indinjohen udhëtarët
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një fluturim i linjës Vjenë-Tiranë i kompanisë ?Austrian Airlines? e ka vonuar mbërritjen në Aeroportin e Rinasit me plot 2 orë e 10 minuta, pa u dhënë pasagjerëve asnjë shpjegim. Në adresë të RTV Ora News mbërrijnë dëshmi e pamje të asaj që ata e quajnë papërgjegjshmeri të plotë, në një kohë kur vogëlushëve të tyre nuk u është i ofruar asnjë gotë ujë.
Telashet e shqiptarëve me kompanitë ajrore që operojnë në Shqipëri, nuk kanë të sosur. Pasagjerët e fluturimit OS 843 me nisje nga Vjena dhe destinacion Tiranën kanë mbërritur në aeroportin ?Nënë Tereza? me plot 2 orë e 10 minuta vonesë, për shkaqe që nuk u janë bërë me dije nga kompania ?Austrian Airlines?.
Orari i mbërritjes ka qenë ora 00.e 50 minuta, ndërsa avioni ka shkelur në tokë vetëm në orën 3 pas mesnate.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/austrian-airlines-mberrin-dy-ore-me-vonese-ne-rinas-indinjohen-udhetaret/
Recommended