Report TV - Vdekja e 3-vjeçares, prindërit: Do marrim hak ndaj mjekëve

  • 7 years ago
6-muaj pas vdekjes së 3-vjeçares Iza Dërrasa, në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit ku kurohej prej disa ditësh nga virozat, prindërit e vajzës kanë marrë në dorë Raportin e Mjekësisë Ligjore, të ardhur në Prokurori nga Insitituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pasi janë njohur me konkluzionet që ka nxjerrë ky raport,ku thuhet se nuk mund të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes së 3-vjeçares për shkak se kësaj të fundit nuk i?u bë autopsia,prindërit të revoltuar janë kthyer sërish në dyert e Prokurorisë për të kërkuar riberjen e ekspertizës për zbardhen e shkaqeve të vdekjes së 3 vjeçares.

Sipas familjarëve,vajzës nuk ju bë autopsia për faj të mjekëve dhe autopsia nuk mund të pengojë zbardhjen e vdekjes, kur vajza vuante vetëm nga virozat dhe në spital nuk i është bërë asnjë antibiotik nga mjekët por është mbajtur vetëm me serum për një javë rresht.

Recommended