Report TV - Rrëzimi i 25 neneve të Vettingut Kushtetuesja vendos të mërkurën

  • 7 years ago
Vettingu, procesi themelor i reformës në drejtësi, përballet të mërkurën në gjykatë me rezistencën e gjyqtarëve, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e tij.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të rrëzojë apo jo disa nene të ligjit të vettingut, pas padisë së bërë nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Seanca zhvillohet në orën 10, ku juristët e Kuvendit të Shqipërisë do të përballen me shoqatat e gjyqtarëve, të cilët kërkojnë shfuqizimin e 25 neneve të ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve.

Shoqatat kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të pikave në ligj që lejojnë mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarë të mbrojtur të prokurorisë, nga përgjimet telefonike apo nga dëshmi konfidenciale që mund të mbërrijnë në institucionet e vetingut nga oficerë apo agjentë të policisë gjyqësore.

Recommended