Problem për pushuesit - Ksamil, ujërat e zeza mbysin me erë të keqe rrugët e qendrës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pusetat e ujërave të zeza në qendër të Ksamilit lëshojnë erë të keqe saqë po largojnë pushuesit nga banesat dhe hotelet e zonës. Banorët ankohen për Ujësjellësin që ka lënë hapur pusetat, por drejtori Sheme Luloi thotë se faji për erën e keqe është i vetë banorëve që kanë kryer lidhje të paligjshme të ujërave të zeza. Ai premtoi ndërhyrje për pastrimin e rrjetit.
Sezoni turistik është në muajt e pikut, dhe Ksamili është mbushur me pushues vendas e të huaj, por nuk mungojnë problematikat që i detyrojnë ata të largohen.
Kështu, në qendër të Ksamilit, banorët ankohen për erën e keqe sidomos në orët e pasdites që sipas tyre vjen nga pusetat anës rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ksamil-ujerat-e-zeza-mbysin-me-ere-te-keqe-rruget-e-qendres/

Recommended