Fier - Temperaturat e larta, Urgjenca e Pediatrisë dyndet nga fëmijët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urgjenca e Pediatrisë, në spitalin rajonal të Fierit me rritjen e temperaturave është dyndur nga pacientët e vegjël. Çdo ditë, sipas mjekes pediatre Anila Mukaj mbërrijnë deri në 80 raste, por ky numër sipas saj, është mëse normal.
Anila Mukaj: ?Në periudhën e verës janë virozat si diarre dhe të vjella, por për momentin ne nuk kemi një shtim të këtyre rasteve. Këto janë raste të veçanta që mund të vijnë nga mënyra e ushqyerjes.?
Pediatri Dhimitër Dhamo, edhe pse në moshë pensioni, vijon punën për shkak të mungesës së mjekëve. Ai dhe kolegët janë të detyruar të përballojnë 80 deri në 120 vizita në ditë. Kjo ndodh për shkak se prindërit ende nuk kanë krijuar kulturën e duhur që së pari ti vizitojnë fëmijët në ambulancat e lagjeve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/temperaturat-e-larta-urgjenca-e-pediatrise-dyndet-nga-femijet/

Recommended