“STOP KANABIS”, VIJON AKSIONI NGA POLICIA

  • 7 years ago
Policia e Shtetit ka vijuar operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.

Forca të shumta policie kanë ushtruar rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota si dhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kemi marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen. Eshtë shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj dhe kemi detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm, edhe të vështirë kuptohet.

Ju sapo mbaruat edhe një detyrë shumë të rëndësishme që ishte menaxhimi i procesit zgjedhor që doli me sukses. Këtu përfitoj nga rasti t?ju falenderoj juve dhe kolegët tuaj, për gjithë angazhimin, por pikë së pari, për korrektësinë që keni treguar në raport me ligjin, duke mos u bërë në asnjë rast pjesë e vlerësimeve të njëanshme dhe subjektive në forca të caktuara politike apo subjekte të caktuara.

Ashtu sikurse mbyllëm me sukses procesin zgjedhor, do të duhet të mbyllim edhe prioritetin e luftës kundër kanabisit. Banorët vlerësuan rolin e Policisë dhe u shprehën se e përkrahin aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH, janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës. Operacioni masiv do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit

Recommended