Çako: Sikur mbyllëm me sukses zgjedhjet, do mbyllim edhe fenomenin e kanabisit
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit po vijon një operacion masiv në të gjithë vendin kundër kanabisit. Kontrollet po zhvillohet në sera, magazina, ish-depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota, por edhe në vijën bregdetare dhe ujëmbledhës.
Sipas Policisë së Shtetit, pperacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili inspekton grupet e kontrollit në grykëderdhjen e Shkumbinit, si dhe në Malësinë e Krujës.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, shoqëruar nga Drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, Drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë Rrogozhinë e Kavajë.
Çako: Deri tani nga të gjitha masat, por falë punës tuaj natyrisht, situata është në kontroll dhe shumë e kënaqshme. Pavarësisht kësaj, për shkak të kushteve klimaterike që e mundësojnë kultivimin e kanabisit, edhe në kohë të nxehtë siç është kjo tani, do të duhet patjetër që t?i qëndrojmë deri në fund kësaj pune. Kemi marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj dhe kemi detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm, edhe të vështirë kuptohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cako-sikur-mbyllem-me-sukses-zgjedhjet-do-mbyllim-edhe-fenomenin-e-kanabisit/
Recommended