Report TV - E rrallë,breshka fluturuese bie në rrjetat e peshkatarëve në Orikum

  • 7 years ago
Një krijesë e rrallë e njohur si breshka fluturuese ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës në zonën e Orikumit.

Breshka pagëzohet me emrin Vlora
Biologët e kanë pagëzuar me emrin ?Vlora?, breshkën që sipas tyre ishte 20 vjeç dhe peshonte rreth 10 kilogramë.

?Chelonia mydas? është emri i këtyre breshkave barngrënëse që mund jetojnë deri në 100 vite dhe të arrijnë deri në 500 kilogramë.

Biologët pasi studiuan krijesën e rrallë e matrikulluan dhe e pajisën me një sinjal që do vijojë të mbajë nën vëzhgim zonat ku ajo noton.

Ky është rasti i dytë që në ujërat e Vlorës kapet një breshkë e tillë. Sipas sinjalit që transmeton mendohet se breshka e kapur para katër viteve dhe e lëshuar sërish në ujë vijon të jetë ende në detet tona.

Recommended