Ora News – Tiranë, në Njësinë 5 në një kuti votimi më shumë fletë se sa votues

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fletët e hedhura në kutinë e votimit, më tepër nga numri i votuesve janë bërë shkak i përplasjeve mes komisionerëve në KZAZ 35 në Tiranë. Komisionerët e PD-së nuk kanë pranuar të rregullt kutinë e votimit, e gjetur me shkelje dhe si pasojë kanë braktisur për një orë procesin.
Sekretari i KZAZ: Në momentin final të numërimit kur hartohet tabela përmbledhëse e rezultateve për qendrën e votimit në fjalë është konstatuar se numri i fletëve të votimit ka qenë, ose më saktë janë gjetur dy fletë votimi më tepër se numri i saktë që duhet të ishte. Në moment ka ndërhyrë KZAZ me kërkesën e numëruesit të anëtarit të PD, z.Albjon Domishta. Jemi afruar, kemi konstatuar, kemi lajmëruar dhe KQZ për problematikën në fjalë, kemi konstatuar se nëse bëjmë një shumatore të thjeshtë të numrit ishin dy fletë votimi më tepër. Nisur nga kjo, me vendim unanim, KZAZ ka vendosur që të hapë kutinë e bazës materiale, konkretisht regjistrin e posacëm për të parë nëse është pasqyruar atje nga komisionerët e qendrës së votimit.
Është dashur ndërhyrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka zgjidhur situatën. Në marrëveshje është propozuar rinumërimi i kutive të votimit të mbetura të hapura para braktisjes së numërimit. Ndërsa për rastin e fletëve të gjetura tepër është vendosur që kutia të dërgohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dhe do të vendoset se si do të veprohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-ne-njesine-5-ne-nje-kuti-votimi-me-shume-flete-se-sa-votues/

Recommended