Brexit-i në fokus të samitit të BE-së - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siguria dhe çështja e Brexit dominojnë samitin dy ditor të liderëve të BE, që mblidhen këtë të enjte ne Bruksel. Sulmi i dështuar terrorist i dy ditëve më parë në stacionin qendror të trenave, por edhe ngjarjet e rënda në Londër e Paris, kanë bërë që masat e sigurisë të jenë shumë të larta.Lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e përbashkët europiane janë pika kryesore të debatit. Liderët kanë rënë dakord më herët të rritet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave për persona të dyshuar për terrorizëm, por edhe kontrollet e të dhënave mbi personat që hyjë në vendet e BE nga kufijtë e jashtëm të saj.Tjetër pikë e rëndësishme është edhe ajo e daljes së Britanisë nga unioni. Kryeministrja May do të mbajë një fjalim për Brexit dhe do të ofrojë një marrëveshje për qëndrimin e shtetasve nga BE dhe të drejtat e punësimit të tyre. Unioni ka kërkuar garanci për 3,2 milionë qytetarët e tij në Britani dhe për 1,2 milionë britanikë që jetojnë në 27 vendet e tjera.Shumë shtetas nga BE që jetojnë në ishull dhe britanikë jashtë vendit, janë të shqetësuar për dëbimin e tyre pas Brexit, proces që duhet të përfundojë deri në marsin e vitit 2019.
Recommended