Report TV - Veliaj:Në 800 ditë, 800 punë të dielën votojmë progresin

  • 7 years ago
Sot, kryebashkiaku Erion Veliaj rezervoi një falenderim për të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës për punën e kryer në këto dy vjet në kryeqytet.

Punë konkrete të cilat u përkthyen në investime të mëdha e të vogla, në çdo lagje të Tiranës, me rikonstruksionin e çerdheve, kopshteve, shkollave, ndërtimin e këndeve të reja të lojërave për fëmijët, parqe e lulishte, rikualifikime blloqe banesash, të që jo vetëm kanë përmirësuar infrastrukturën publike, por edhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Në analizën 2-vjeçare të punës, Veliaj tha se në 800 ditë të administratës së Bashkisë, janë realizuar 800 punë publike konkrete për qytetin.

?Këto 2 vjet, në Bashkinë e Tiranës kemi një moto: Nuk perëndon dielli në Tiranë pa bërë një punë konkrete.

Recommended