Ora News – Meta mesazh Ramës: Mos shpreso tek bluja, LSI merr 5 mandate në Berat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Edi Rama po përpiqet që të fitojë zgjedhjet duke përdorur segmente të policisë. Në mbyllje të fushatës në Berat, Meta tha se kryetari i PS-së nuk i shpëton humbjes as nga ky skenar dhe as nga marrëveshja me Lulzim Bashën. Ai pati një mesazh për të gjithë strukturat e policisë, që të qëndrojnë larg zgjedhjeve.
Në mbyllje të fushatës elektorale në Berat, Ilir Meta, tha se Edi Ramën nuk e shpëtojnë nga humbja as marrëveshja e errësirës me Lulzim Bashën dhe as përdorimi i segmenteve të policisë.
Meta: Kot i mban shpresat tek bluja kryetari i mavisë, qoftë tek Lulushi qoftë tek uniformat blu të policisë. Nuk i bën derman as marrëveshja e errësirës me Lulushin dhe as përdorimi i paligjshëm i policisë që i bëri thirrje para disa ditësh në Kuçovë i tmerruar nga një fakt që Berati është dhe do të mbetet i kuq.Është dhe do të jetë me LSI. Në 25 qershor si e patë dje në Kavajë, edhe Kavaja do ti shporr përmes vettingut bandat e rilindjes që nuk kanë asnjë lidhje me të majtën.Asnjë shpresë nuk mund të ketë lideri i mavisë, Berati është dhe do të jetë i kuq, flakë fare. Berati nuk i harron mashtrimet, u jep besën dhe fjalën burrave të besës dhe fjalëve. Berati do të votojë tani jo për të vazhduar dhe katër vjet të tjera cirkun e rilindjes, cirku mbaroi se Berati ka halle dhe probleme, të rinj pa punë dhe shpresë.
Ish-kryetari i LSI-së akuzoi Kryeministrin se në katër vite nuk bëri shtetin, por qametin.
Meta: Taksat tuaja dhe gjithë qytetarëve shqiptarë nuk do të bëhen më rrush dhe palma. Do shkojnë në sektorët më prioritarë që gjenerojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritje të prodhimit kombëtar. Gjatë këtyre katër viteve ne pamë jo si bëhet shteti, por si bëhet qameti. Si përdoret policia, presioni, shanhtazhi, dhuna, burgosja ndaj të vobektëve që nuk kanë paguar dritat. Por nga ana tjetër kemi parë si bëhen akte ligjore dhe nënligjore që oligarkët të fshijnë malet e borxheve ndaj OSHEE dhe Tatimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-mesazh-rames-mos-shpreso-tek-bluja-lsi-merr-5-mandate-ne-berat/

Recommended