Report TV - Basha: Ora e Ramës ka mbaruar në Shkodër PD fiton 8 mandate

  • 7 years ago
"Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur kapitullin njëherë e mirë me Shqipërinë pasi ora e tij ka mbaruar".

Deklarata ka ardhur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me kryesinë e PD-së në Shkodër, në orët e vona të së shtunës.

Për kreun e demokratëve, kandidatët e PD- së po punojnë maksimalisht për shpartallimin total të Republikës së Vjetër dhe fitoren të padiskutueshme të Partisë Demokratike.

?Edi Rama nuk ka mbyllur vetëm fushatën nga Shkodra, por ka mbyllur kapitullin njëherë e mirë në të gjithë Shqipërinë. Ora e tij ka mbaruar. Deputetët dhe shtabi i Shkodrës është në terren për fitoren e padiskutueshme të PD dhe shpartallimin total të Republikës së Vjetër?, u shpreh Basha.

Ndërsa ka vlerësuar Shkodrën si bastion të së djathtës, Basha ka bërë të ditur se Partia Demokratike në këtë qark lufton për 8 mandate. Ai ka kërkuar angazhim maksimal të demokratëve për një rezultat bindës në 25 qershor.

Recommended