Report TV - Aksident në Tiranë, përplasen dy makina, njëra përmbyset

  • 7 years ago
TIRANË-Dy makina janë përplasur rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria në kryeqytet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Sipas policisë, nga përplasja, njëri nga dy mjetet që u përfshinë në aksident është përmbysur.

Mjetet e përfshira në aksident janë automjeti tip ?Ford? me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip ?Mercedes Benz? me drejtues shtetasin S. P.

Punonjësit e Policisë Rrugore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.

Recommended