Ora News – LSI denoncon: Horrat e PS-se dhunuan anëtarin e LRI-së

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi sot atë që e quan dhunim të një prej aktivistëve të saj nga ana e një mbështetësi të partisë Socialiste.
Dy persona që punonin në parcelat e tyre u konfliktuan për votën e 25 qershorit dhe Orges Grëmi, anëtar i LRI është qëlluar me levë dhe lopatë.
Rastin e solli në vëmendje të media deputeti i LSI Robert Bitri dhe drejtuesja politike e qarkut, Ersia Xhixho.
Robert Bitri: Rreth orës 13: 00 në fshatin Belinë të bashkisë së Patosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Dy persona po punonin secili në parcelat e veta. Orges Grembi, përfaqësues i LRI-së dhe Agim Grembi kryetari i PS-së dhe përgjegjës i turnit në Albpetrol, janë filluar të ngacmohen me njëri tjetrin për kë do të votoni dhe në momentin që Orgesi i ka thënë nuk të tregoj ty për kë votoj, Agimi i ka thënë, nuk të tregoj ty për kë votoj. Janë zënë me njëri tjetrin. në atë moment i vëllai Lumen dhe Nami Grembi e kanë qëlluar me levë e lopatë.
?Kjo është Shqipëria që nuk duam? tha Erisa Xhixho. Nga ana tjetër ka reaguar edhe kryetari i LSI-se Petrit Vasili.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-denoncon-horrat-e-ps-se-dhunuan-anetarin-e-lri-se/