Meta: Rama-Basha “aleancë e errësirës” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me statusin e Presidentit te zgjedhur, Ilir Meta kërcënoi se nuk do dekretoje qeverinë e ardhshme, ne rast se do te deformohet vullneti i qytetareve. Meta sulmoi si kryeministrin Rama, ashtu edhe kreun e opozitës Basha, qe sipas tij, kane bere një pakt te fshehte. Bazuar ne te dhënat e tij, Meta tha se PD-ja e Bashes, do te jete force e trete ne shume qarqe. Ish-kreu i LSI akuzoi drejtues te policisë ne qarqe se po bëjnë presione për votën dhe i kërkoi Ministrit te Brendshëm te marre sa me pare kontrollin e uniformave blu.Meta doli ne konference per shtyp, pasi nje dite me pare, KQZ vendosi qe anëtari i trete i grupeve te numërimit te votave, te ndahet mes LSI-se dhe PDIU-se. I pyetur për mbështetjen qe ish-kryetari socialiste Fatos Nano i ka dhënë kryeministrit Rama, Meta e anashkaloi duke thënë se objektivi i LSI është fitorja e zgjedhjeve te 25 qershorit.