Report TV - Vëzhgim/Qytetarët injorojnë barrierat mbrojtëse e vijat e bardha

  • 7 years ago
Qytetarët nuk respektojnë vijat e bardha dhe barrierat mbrojtëse në rrugë.

Kamera e Report Tv ka bërë vëzhgim në akset rrugore të kryeqytetit, ku edhe pse janë vendosur barriera hekuri dhe bimë për të mos lejuar kalimin e rrugës në çfarëdo segmenti, por vetëm në vijat e bardha, sërish qytetarët nuk respektojnë asnjërën prej tyre.

Kjo shpërfillje e rregullave është bërë jo pak herë burim aksidentesh me pasoja të rënda për jetën. Një guxim ky absurd nga qytetarët të cilët rrezikojnë jetën në mënyrë të qëllimshme.

Recommended