Report TV - Terror, ministrat e PD ‘burgosin’ punonjësit, kontroll Facebook-ut

  • 7 years ago
Situatë e paprecedentë në administratën shtetërore. Republika e Re në gjurmët e mentalitetit dhe arbitraritetit të partisë së vjetër. Futja e Partisë Demokratike në çadrën e qeverisë, si një garanci ekstreme për procesin zgjedhor, ka prodhuar terror në gjysmën e administratës publike.

Punonjësit e gjashtë ministrive më të rëndësishme, të cilat drejtohen përkohësisht nga ministrat ?teknikë?, të propozuar nga Partia Demokratike, po kalojnë ditë të mbushura me kërcënime, me kufizim të lirisë së lëvizjes, me mbikëqyrje të vazhdueshme, me urdhra arbitrarë dhe me rregulla nga më të çuditshmet.

Nën kërcënimin me pezullim nga detyra dhe me kallëzim penal, zyrat e administratës të sektorëve të drejtuar nga ministrat ?teknikë?, kanë marrë trajtën e qelive të burgut. Situata më e rëndë është në Ministrinë e Financave, në të cilën ka nisur edhe një konflikt midis ministres dhe zëvendësministres. Pas urdhrit të ministres së Financave Helga Vukaj, për ndërprerjen e pushimeve vjetore për të gjithë punonjësit, deri në datën 30 Qershor, që të shmangej dalja e tyre në fushatë, administrata po përballet me kufizime të tjera.

Recommended