Kandidatët per organet e vetingut, 68 emra për 72 vende vakante - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti do te përzgjedhë mes 68 kandidateve, njerëzit qe do te bëjnë vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Komisioni i posaçëm parlamentar ka mbyllur punën per vlerësimin e 193 kandidateve dhe forcat politike kane gjetur konsensusin per te kaluar vetëm nje kandidat nga lista e atyre qe nuk plotësonin kriteret tek lista qe e kandidateve qe shkojnë per votim dhe kjo është Rezarta Schuet. Por procedura e vlerësimit te kandidateve eshte shoqëruar me debate dhe opozita është larguar nga mbledhja, pavarësisht se ky veprim nuk cenon procesin e vetingut, i cili do te vazhdoje.Opozita ka sqaruar se procesi i dëgjimit te kandidateve tregoi standardet e dyfishta te ndjekur jo vetëm nga Avokati i Popullit, por edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, shqetësim ky i mbështetur edhe nga LSI. Nje shqetësim tjetër i opozitës lidhet me nivelin e ulet profesional te kandidateve qe jane kualifikuar nga Avokati i Popullit.Opozita ka kërkuar kalimin e disa kandidateve nga lista e zeze e ONM tek lista e vlefshme per votim, por asnje propozim i saj nuk ka marre 5 vota siç parashikon ligji. Ne këto kushte, Parlamenti do te zgjedhe anëtaret e organeve te vetingut mes 68 kandidaturave.

Recommended