Report TV - Tiranë, hajduti i biçikletave në pranga, ja si grabiti 10 të tjera

  • 7 years ago
TIRANË- Një 21- vjeçar i cili ishte në kërkim, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vjedhje të biçikletave.

Mësohet se në pranga ka rënë Drilon Lila, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Në bazë të hetimeve, lika rezulton se ka vjedhur 10 biçikleta në kryeqytet. Vetë ai ka pranuar në polici se është autor i këtye vjedhjeve, për të cilat dyshohet se i shiste më pas në tregun e zi.

Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës dhe më konkretisht:

Ndërkohë më herët, Report Tv ka bërë një kronikë ku ka denoncuar këtë problematikë, e cila është kthyer si një trend në kryeqytet.

Pavarësisht se shpesh përdoruesit e biçikletave i ruajnë ato me kavo të ndryshme grabitësit e kanë shumë të thjeshtë ti shkëpusin këto dhe më pas të vjedhin biçikletën.

Recommended