Ora News – Topi akuzon Bashën e Ramën për dyfytyrësi: Duan pushtet në tavolinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Fryma e Re Demokratike çeli zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryetari i kësaj force politike, Bamir Topi tha se ata që shkaktuan Gërdecin dhe ata që rahën shpatullat e tyre janë sot bashkë.
Topi: Dikush ekzekutues i ngjarjeve kriminale, dikush rrahës i shpatullave të mëkatarit, ata që ndërtuan 28 prillin 2008 ndërtuan marrëveshjen e dytë, aktin e dytë të një marrëveshje okulte.
Topi pati edhe një përgjigje për Lulzim Bashën e cila e ka quajtur FRD mercenare kur vendosi të merrte pjesë në zgjedhje, ndërsa PD ishte në çadër.
Topi: Ka një lloj dyfytyrësi nga politika aktuale, qofshin ata që janë në pushtet qofshin ata që janë në opozitë. Nga njëra anë kërkojnë drejtësi dhe nga ana tjetër kërkojnë me cdo kusht të marrin fitore në tavolinë, madje poshtë tavolinës. Duke mos krijuar kushte të barabarta për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje. Madje duke ushtruar edhe presion psikologjik në publik. Kam parasysh kreunn, në qoftë kreu i opozitës që nga çadra e cilësoi FRD si një parti mercenare. Si mund të jetë një lider demokrat ai i cili në mënyrë publike etiketon FRD si një parti mercenare që kërkon të marrë pjesë në zgjedhje?! Ndërkohë bën marifete, akrobacira, pirueta të turpshme për të dalë nga çadra dhe për të përfunduar në këtë gjendje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bamir-topi-pd-ps-me-dy-fytyra-duan-pushtet-ne-tavoline/

Recommended