Bashkia e Tiranës drejt përfundimit të rikualifikimit urban të bllokut te “Vëllezërit Huta”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër lagje në kryeqytet ka tashmë rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar fazën e parë të rikualifikimit urban të bllokut të banimit që shtrihet përgjatë rrugës ?Vllazën Huta? dhe ?Beqir Luga? pranë Ministrisë së Jashtme, duke i dhënë fund kështu pritjes disa vjeçare të banorëve të kësaj zone për ndërhyrje në infrastrukturën urbane. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po vijojnë në të gjithë lagjen, që përfshijnë bllokun 40, 41 dhe 42 në Njësinë Administrative Nr. 2 dhe u shpreh se kjo do jetë shumë shpejt një tjetër zonë që ofron kushte dhe standarde të mira urbane.
?Zona pas Ministrisë së Jashtme ka qenë një ndër zonat më problematike, tejet e banuar, me shumë ndërtime informale, legalizime e hipotekime të ndodhura ndër vite, çka e bëjnë infrastrukturën jashtëzakonisht problematike. Ne jemi ende në proces të disa shpronësimeve. Ju e dini fare mirë që procedurat marrin kohë, megjithatë kemi bërë maksimumin dhe vera na kapi me një investim kapilar në të gjithë zonën?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-drejt-perfundimit-te-rikualifikimit-urban-te-bllokut-te-vellezerit-huta/

Recommended