Opinion - Te bukura dhe te suksesshme! (24 maj 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Armina Mevlani, Blerina Gjylameti, Irena Kita, Marcela Lati, Valbona Selimllari, Silvi Caka, Monika Lubonja, Lediana Fratari

Teksa sonte në emisionin ?Opinion? është duke u diskutuar për femrat e bukura dhe të suksesshme, me një panel prej 8 tetë figurash të cilat janë të njohura për publikun, ka patur edhe një batutë nga vetë drejtuesi i emisioni.

Blendi Fevziu tha se atë nuk e ka ndihmuar asnjëherë bukuria në karrierën e tij, e cila duhet thënë është ndër më të suksesshmet në fushën e gazetarisë: ?Gjithmonë dilemë e kam patur këtë kur shihja gazetarët, i ndihmon paraqitja e jashtme apo jo? Mua të shkretit s?më ndihmoi kurrë bukuria, nuk dola i bukur?, është shprehur Fevziu me të qeshur.

Deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në emisionin ?Opinion?, ka rrëfyer se pse është bërë pjesë e LSI-së, dhe arsyeja është se ajo është nga Skrapari, nga i njëjti vend me ish kreun e Ilri Meta. Një arsye kjo që e kanë pjesa më e madhe e antarëve në këtë parti.

Më tej ajo ka treguar një histori interesante kur ka hyrë në Parlament. Në fillim atë nuk e njihnin deputetët dhe Caka kishte rastisur të ishte në krahë të deputeti Dashamir Shehi, i cili sipas asaj që tregoi në studio Caka ishte zgjatur tre herë dhe po e shikonte, pasi nuk orientohej dot, sepse nuk e kishte parë asnjëherë atë si fytyrë dhe në fund e kishte pyetur ?deputete je ti?.

Recommended