Report TV - Vritet Roland Saliu, drejtori i OSHEE, Vlorë
  • 7 years ago
VLORË-Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, në Sheshin e Flamurit ku dy persona jane vrare ne nje atentat.

Shqiptarjal.com meson se viktima kanë mbetur drejtori i OSHEE të qytetit të Vlorës Roland Saliu dhe pronari i një lokali, shtetasi Erven Hyseni. Ky i fundit rezulton dhe pronar i nje televizioni lokal, 'Vlora Channel'.

Ngjarja ndodhi pranë një hoteli në Sheshin e Flamurit ku persona ende të panjohur kanë qëlluar në drejtim të lokalit-hotel, pronë e Hysenit.
Recommended